Aeroplanët luftarakë të Irakut po bombardojnë pozicionet e Shtetit Islamik (ISIS), në Tal Afar, para një sulmi tokësor në qytet.
Tal Afar mbeti bastioni i fundit i ISIS-it në Irakun verior në muajin korrik, pasi qeveria irakiane shpalli fitore në qytetin e Mosulit.
Nuk dihet se kur do të fillojë ofensiva tokësore, por forcat speciale, policia dhe ushtria janë nisur drejt këtij qyteti.
Mijëra civilë kanë ikur nga qyteti. /LAPSI.AL/