• |
ide | kryesore

Marin Shkreli kërkon falje në gjykatë për Hillary Clinton

Arkiva, Planet
DJnXxl1V4AA7tM7.jpg



Martin Shkreli i kërkoi falje në një gjykatë federale dhe i tha gjyqtares që të mos e hiqte garancinë e parave që ai dha për të mos qëndruar në burg si pasojë e një deklarate të bërë për t’i ofruar para çdokujt që do t’i shkulte flokët zonjës Hillary Clinton. 

“Dua t’i kërkoj falje personalisht kësaj gjykate dhe avokatëve të mi për shqetësimin që postimet e mia kanë shkaktuar së fundi”, shkruajti ai në një letër drejtuar gjyqtares Kiyo Matsumoto.
Shkreli u dënua për mashtrim muajin e kaluar. Ai ishte planifikuar të marrë pjesë në një seancë të mërkurën pasdite pas një kërkese të bërë nga prokurorët për t’i revokuar atij garancinë për shkak të postimit që bëri për Clinton. 

“Unë e kuptoj tani, se disa mund t’i kenë marrë komentet e mia për nj. Clinton si kërcënuese, por ky nuk ishte qëllimi im”, shkruante ai në letër. 

“Kam përdorur gjykim të dobët, por asnjëherë nuk kam pasur ndërmend të shkaktoj alarm ose të promovoj çfarëdo akti dhune.”

Në një post të Facebook më 4 shtator, Shkreli promovoi një teori komploti rreth Fondacionit Clinton dhe ofroi para për ata që do t’i shkulnin flokët Znj. Clinton. 

Prokurorët e quajtën postimin “një model shkallëzimi të kërcënimeve dhe ngacmimeve”. Ata thanë se postimi solli edhe një hetim nga Shërbimi Sekret.
Shkreli më vonë e korrigjoi postimin, duke thënë se ishte “shaka” dhe më pas e hoqi atë krejtësisht. Ai vuri në dukje në letrën e tij drejtuar gjyqtares se kishte bërë një postim tjetër ku shpjegonte se nuk kishte pasur për qëllim që të inkurajonte sulme. 

“Asnjëherë nuk e mendova që përpjekja ime e çuditshme për humor apo satirë do t’i shkaktonte znj. Clinton ose Shërbimin Sekret ndonjë shqetësim”, shkroi Shkreli në letrën e tij. “Unë dua të siguroj se nuk jam një person i dhunshëm, kurrë nuk kam pasur personalisht asnjë sjellje të dhunshme, as nuk kam inkurajuar qëllimisht askënd që ta bëjë këtë”.
Prokurorët gjithësesi kërkuan nga gjyqtarja që ta revokojë lirimin me kusht të Shkrelit.

Ndersa avokati i tij, Ben Brafman tha se postimi nuk duhet të konsiderohet kërcënim.

Shkreli, një ish-menaxher dhe drejtor ekzekutiv i një firme farmaceutike, u gjet fajtor më 4 gusht për dy akuza mashtrimi dhe një akuzë për konspiracion për keqpërdorimin e gjendjes financiare të fondeve të tij mbrojtëse për investitorët.

Dënimi më i lartë është 20 vjet burg, por një datë për dënimin nuk është dhënë ende. 
Shkreli, 34 vjeç, u bë i njohur për rritje e çmimit të Daraprim, një ilaç që përdoret nga pacientët e prekur nga SIDA, në 750 dollarë një pilulë nga 13.50 dollarë. Në vitin 2015 kompania e tij Turing Pharmaceuticals bleu ekskluzivitetin e këtij ilaçi.

Gjatë fushatës elektorale Hillary Clinton e sulmoi Martin Shkrelin dhe kërkoi hetim federal për rritjen drastike të çmimit të Daraprim. /Lapsi.al