• |
ide | kryesore

Pse Lu foli me emra?

Arkiva, Ide, Lajme
ANDI_BUSHATI_PORTRET_

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet kryelajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavën që u mbyll ai u kujtoi gjimnazistëve të Rëshenit se në demokraci, një qeveri që nuk është në sinkron me interesat e qytetarëve përmbyset, ai sot nuk ka ngurruar të përmendë me emra bandat më të rrezikshme të vendit (lexo poshtë/ Lapsi.al).
Bashkë me jehonën e fjalëve të Donald Lu-së, kanë filluar të gëlojnë edhe hipotezat e para.

Pse ka vendosur të godasë kaq fort kryediplomati amerikan në Tiranë?

Ka nga ata që mendojnë se i gjithë zemërimi i tij ka të bëjë me qeverinë e re, që megjithëse e ka marrë vetë timonin, nuk po jep asnjë shenjë reflektimi se ka ndërmend të përballet me krimin dhe bandat. Ngjarja e rëndë e Elbasanit dhe zbythja e policisë përpara të fortëve me përkrahje politike, ishte sinjali më i qartë për këtë.

Ka të tjerë që hamendësojnë se revolta e mbështetësit më të madh të reformës në drejtësi, vjen tani kur qeveria po bën përpjekjen e fundit për të kontrolluar procesin që pritet të nisë. Duke tentuar t’i zvogëlojë personelin dhe t’i shkurtojë fondet (për të cilat dyshja Lu- Vlahutin ka thënë me dhjetra herë “it’s not a problem”) ka dyshime të prekshme se Rama do t’i mbajë varur ata që do përpiqen të luftojnë të keqen nesër.

Një hipotezë e tretë është edhe ajo e mbështetjes të drejtëpërdrejtë të Fatmir Xhafës, i cilin nuk u ul në karrigen e ministrit të Brendëshëm vetëm falë vullnetit të Edi Ramës. Thirrja e tij se, pas vettingut për gjyqtarët duhet nisur edhe ai për policinë, duket se e ka prishur modelin e Edi Ramës për të bërë vetëm spektakël, pa prekur thelbin e inkriminimit brenda uniformave blu. Prandaj shpërthimi i Lu-së shihet edhe si një mbështetje që ministri i Brendëshëm të marrë pushtet përtej kufijve që i ka caktuar kryeministri (lexo poshtë/ Lapsi.al).

Jo më kot, pasi bëri deklaratën e fortë, pasi përmendi me emra Balilin, Shullazin, Berishën, ambasadori i SHBA nxitoi të takohej me ministrin e Brendëshëm.

Por, cilado qoftë kryesore nga këto hipoteza, apo edhe nëse të gjitha nga pak kanë përcaktuar shpërthimin e fundit të Donald Lu, një gjë është e qartë: SHBA ka filluar fazën e dytë të betejës me krimin në vend.

Kush e ka ndjekur vijimësinë e saj e mban mend mirë se ambasadori foli qartësisht me emra, për kriminelët e politikës, si për ata që ishin në parlamant, si për ata që kishin zaptuar bashkitë.

Pas një procesi të gjatë, pas justifikimeve të Edi Ramës se të fortët e tij me letra ishin në rregull, se emrat i kishin ndryshuar thjeshtë si emigrantë, kjo betejë e pa fundin e tunelit. Sot politika shqiptare është shumë më e “dekriminalizuar” se katër vite më parë. Sot edhe Roshi edhe Prenga, edhe Frroku, edhe Noka nuk kanë më mandate politike.

Tani Donald Lu është kthyer të flasë me emra. Dhe ai sërish po bën lajm. Sepse të gjithë shpresojnë se pas etapës së parë, asaj të spastrimit të kriminelëve me kostum, të fillojë ajo e dyta, e spastrimit të bandave që kanë lidhje me politikën. (Lapsi.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pse Lu foli me emra?

I pakategorizuar