• |
ide | kryesore

Ndëshkohen policët e Përmetit dhe Këlcyrës për ndërtimin e Hari Lenës mbi Vjosë

Arkiva, Të fundit



Neglizhimi i policisë për ndërtimin pa leje në Vjosë i ka kushtuar shtrenjtë policëve të Përmetit dhe të Këlcyrës. Ndëshkimi ka rënë mbi disa drejtues të policisë, që nga Këlcyra, Përmeti dhe Gjirokastra, që u konsideruan përgjegjës për lejimin e depos së ujit mbi Vjosë nga biznesmeni Hari Lena.
“Konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.
Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:
• U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;
• U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;
• U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;
• U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;
• U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:
• Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;
• Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;
• Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Me këtë çështje është marrë vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka premtuar se do të ndëshkojë çdo punonjës policie që nuk respekton ligjin.
Për ndërtimin e paligjshëm nuk është arrestuar askush nga punëtorët apo nga njerëzit që i paguan për ndërtimin e depos së ujit mbi Vjosë.



8 Comments

  1. Kush e shkel ligjin mban pasoja, kushdo qofte ai apo ajo. Kjo eshte nje gje pozitive per qytetarin e thjesht. Kjo eshte ajo qe duam nga policia te ndeshkoj at qe shkel ligjin.

  2. Te tilla masa tregojne qe policia po funksionon dhe kushdo qofte ai qe e shkel ligjin do ndeshkohet.puna qe po ben policia sot duhej bere vite me pare.

  3. Te zhduken nje here e mire nga postet qe kan pasur per gjithe keto vite,vetem korrupsion kan bere,me kte minister qe kemi do na i pastroje nga sistemi i policise

  4. Me ne fund kemi nje polici qe funksionon sic duhet se kishte vite qe ndodhnin gjera te tilla dhe askush nuk ndeshkohej.

  5. Krimi duhet luftuar ne cdo shkall te tij. Kjo permison shoqerine dhe mbi te gjitha vendin e ben me te mire, mbron me shume mjedisin, korrupsioni ulet, dhe kriminaliteti po ashtu

  6. Jam i lumtur qe tani policia po flet me vepra ndeshkueshmerie ndaj shkelesve te ligjit pavarsisht se kush jane apo cfare posti mbajne . Duhet te ndihwmi te barabarte te gjithe para ligjit

  7. Me vjen mire teksa lexoj qe ligji po zbatohet njejte per te gjithe qoft ky qytetat i thjeshte qoftr dikush ne nje post te caktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *