• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Policia rrethon bastionin e Habilajve në Vlorë

Arkiva



Një tjetër operacion i policisë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në disa fshatra në periferi të Vlorës. Burime të lapsi.al thanë se policia është duke kërkuar në disa shtëpi në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë. Këto dy fshatra mendohet se janë dhe bazat e “Habilajve”. Policia bën të ditur se ka arrestuar një person me inicialet N.S. Ndërsa bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim edhe të Florian Habiljat, personit me nofkën “Lolo”, që dilte te dosja e përgjimeve të “Habilajve”. Ai është vëllai i Moisi Habilajt i konsideruar si kreu i grupit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *