Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka reaguar pas publikimit në lapsi.al të lajmit se ai është duke përgatitur dorëheqjen e tij. Burime zyrtare i thanë lapsi.al se për momentin Çako do të niset ditën e premte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër një vizitë pune. Të njëjtat burime thanë se për momentin kreu i policisë së shtetit nuk ka firmosur asnjë dokument dorëheqjeje. Me gjithë mohimin e bërë nga policia e shtetit, burimet i thanë lapsi.al se çështja është ende e hapur. ©LAPSI.al
Haki te gjithe urdhrat verbale te Tahirit i ke firmosur ti. Do burreri dorheqja jo ushtare. Se mos na qash si Tahiri dhe thua qe nuk i dije kompetencat???