• |
ide | kryesore

Flet ish-asistentja e producentit Weinstein,”Si më pagoi që të mos tregoja”

Paparazzi, Slider



Skandali që bëri një bujë të madhe në të gjithë botën po vijon të zgjerohet akoma më shumë.

 Ish-asistentja e tij thotë se u pagua rreth 165,000 dollarë për të ruajtur heshtjen, pasi e akuzoi producentin amerikan për ngacmim seksual. Zelda Perkins tregoi për “Financial Times” se ajo nënshkroi një marrëveshje të fshehtë në vitin 1998, pasi ngriti akuzat. Perkins tregoi se si Weinstein kishte kërkuar masazhe prej saj apo që ajo t’i bashkohej në shtrat, ndërkohë që producenti e bëri të ndihej e turpëruar sepse kishte zbuluar sjelljen e tij. Ish-asistentja gjithashtu tregoi se i kishte raportuar pretendimet e saj pasi një kolege i kishte treguar se edhe ajo kishte qenë viktimë e ngacmimit seksual nga Weinstein. Të dy gratë kërkuan dëmshpërblime dhe atyre ju dha një shumë e përbashkët prej 330,500 dollarësh, e ndarë në mënyrë të barabartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *