• |
ide | kryesore

Kapet në Kakavijë një shtetas italian me 75 mijë euro të padeklaruara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas italian është ndaluar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi iu gjetën me vete rreth 74 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar më parë.

Më pohstimi njoftimi i policisë Gjirokastër për ngjarjen.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas italian për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në datë 25.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin R.G, 56 vjeç banues në Itali, pasi:

 Në Pikën Kufitare Kakavije, nga punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin e tij  i’u gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale shuma prej 74.600 euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *