• |
ide | kryesore

The Independent tregon për photoshopin e revistave (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Padyshim që photoshop-i është një aplikacion që bën çudinë në modifikimin e fotove, kështu që bëni kujdes dhe tregohuni të vëmendshëm kur shikoni një femër ose një mashkull nga rrjetet sociale.

The Independent, së fundmi ka publikuar një artikull, i cili në pamje të parë na tregon dy goca aspak seksi, celuliti i tyre lë për të dëshiruar.  Këto dy modele të kolme na hodhën poshtë gjithë idetë që kishim për modifikimin e fotove dhe mënyrën sesi photoshop-i ndryshon tërësisht mënyrën si duket një trup. Dy vajzat, modele, realizuan një foto nga një fotograf profesionist dhe më pas i dhanë lejën të përdorte photoshop-in, deri kur të arrinte një foto të kënaqshme dhe të përshtatshme për përdorim mediatik. Njëra prej tyre e postoi foton para dhe pas modifikimit në Instagram dhe ndryshimi është impresionues. “Dhe habitemi pastaj kur gratë nuk ndihen rehatme trupat e tyre. Prej vitesh na janë modifikuar ekstensivisht fotot dhe shpeshherë janë ndryshuar tërësisht nga realiteti. Biem dakort që photoshop-i është i nevojshëm në disa pjesë të industrisë, por ky është editim ekstrem,” shkruan njëra prej modeleve.

Rezultatet janë të mahnitshme, shikojini më poshtë:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *