• |
ide | kryesore

Llotaria Amerikane drejt fundit? Trump i kërkon Kongresit të zhbëjë programin

Planet



Sulmi i djeshëm në Nju Jork duket se i dha krah propozimeve të Donald Trumpit për të bllokuar hyrjen në masë të emigrantëve në SHBA.

Në konferencë për shtyp, Trump deklaroi se ka filluar procesin për eliminimin e programit të lotarisë amerikane. Ai zbuloi se i ka kërkuar Kongresit që t’i japë fund këtij programi.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të programit të lotarisë amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit të nisë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi. Lotaria e diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër” – tha Donald Trump.

Trump bëri thirrje për masa më të rrepta emigracioni mbështetur në një sistem meritash

Presidenti shkroi në “Tëitter” se së shpejti do t’i jepnin fund çmendurisë. Fajin për ekzistencën e programit të Departamentit amerikan të Shtetit për lotarinë amerikane, ai ia faturoi kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai iu përgjigj kështu kritikave të Trumpit.

“Populli amerikan është i etur për lidership e jo për përçarje. Presidenti duhet të lërë mënjanë postimet e të udhëheqë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të rrisë financimet kundër terrorizmit. Kështu do të mund të ndihmojë” – tha Schumer.

Schumer dhe senatorë të tjerë demokratë e akuzuan presidentin për politizim të sulmit. Programi i vizave të diversitetit, i quajtur ndryshe lotaria amerikane, çdo vit i garanton qëndrim të përhershëm rreth 50 mijë emigrantëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *