• |
ide | kryesore

A do të bashkohen vajzat e “Pussycat Dolls”?

Paparazzi



Rreth 8 vite më parë ato zhgënjyen një publik të gjerë edhe qindra mijëra fansa me shpërbërjen e grupit.The Pussycat Dolls në vitet ‘2000 ishin në kulmin e karrierës së tyre.

Tashmë, pas thuajse një dekade përflitet për një ribashkim të tyre për të krijuar muzikë të re apo thjeshtë për të dhënë disa koncerte për hir të fansave të tyre dhe gjithashtu për hir të kohërave të vjetra.

Ky ribashkim duket se është konfirmuar në një mënyrë të tërthortë pasi Nicole Scherzinger është fotografuar nën shoqërinë e dy ish anëtareve të këtij grupi, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts.

3 vajzat janë ritakuar pas shumë vitesh dhe kanë festuar këtë ribashkim deri në orët e para të mëngjesit në klubin “Notting Hill Arts” në Londër. Akoma pritet një konfirmim nga vetë vajzat për ribashkimin e The Pussycat Dolls, por shanset derimë tani janë pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *