• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa e portierit, godet pikën e penalltisë në vend të topit

Sport



Një moment pikant ka ndodhur në sfidën mes Borusias së Mynshengladbahut dhe Mainzit në Bundesligën gjermane. Në minutën e 31-të, portieri i miqve, Robin Zentner, pas një topi që u kthye mbrapsht tek ai, pothuajse sa nuk bëri një gafë të pafalshme për ekipin e tij. Ai kujtoi se ndaloi topin, por sfera u zhvendos pak më tej ndërsa portieri nuk e vuri re. Ndoshta edhe për shkak të pikës së bardhë të penalltisë ai nuk e ka vënë re këtë, por për fat të mirë nuk është ndëshkuar. “Ndëshkimin” portieri Zentner e ka marrë nga komentet në rrjetet sociale. Sa për ndeshjen ajo përfundoi në barazim 1-1. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *