• |
ide | kryesore

Nis misioni Gruda: ja e vërteta e udhëtimit të teknikut Sylvinho në Gjermani

Sport
Gruda



Brajan Gruda është qëllimi kryesor i vizitës në Gjermani të teknikut të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior. Së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, Sylvinho ka nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë, në vigjilje të Europianit, por jo vetëm .

Të premten më datë 26 janar, Sylvinho dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz. Një e dhënë kurioze duke qenë se të dy lojtarët shqiptarë që militojnë në këto klube, ishin të dëmtuar dhe nuk ishin grumbulluar fare për ndeshjen. Në këtë pikë, qëllimi i vërtetë i vizitës së braziliani ka qenë takimi me 19 vjecarin Gruda, i cili luan me moshat e Gjermanisë dhe është i tentuar të ndjekë ‘panzerat’. Ky takim, rezultati i të cilit do të mësohet më vonë, është karta e fundit ndoshta e luajtur nga tekniku për ta bindur lojtarin të përqafojë projektin kuqezi.

Menjëherë më pas Sylvinho e Doriva kanë udhëtuar në Itali, ku i është bashkuar edhe Pablo Zabaleta. Tekniku dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Lexo më tej: “Gruda? Nuk vendos unë por lojtari”: Sylvinho flet për talentin e Mainz dhe rrëfen planin që ka për Brojën

E pikërisht për të përgatitur më së miri vigjiljen e kampionatit europiane dhe përpara miqësores së 25 marsit me Suedinë, tekniku është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët. Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij do të programojnë së shpejti edhe takime të tjera me futbollistët kuqezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *