• |
ide | kryesore

Video/ Gafa e pabesueshme në emision, prezantuesja italiane Antonico më keq se ato shqiptare: si lexohet 4-2-3-1?

Sport, Video
antonico



Mjafton të jetë një vajzë e paraqitshme, me artikulacionin e duhur e atëherë je menjëherë prezantuese në TV për sportin. Fenomeni që po ndodh rëndom tashmë ka dhe kosto dhe jo rrallë herë moderatoret janë bërë meme, për shkak të mungesës së njohurive të fushës. Kjo i ka ndodhur në Itali edhe Elonora Antonico. Videoja e gafës së prezantueses në një transmetim të drejtpërdrejtë sportiv po bëhet virale: si lexohet formacioni 4-2-3-1?

GAFA PËR 4-2-3-1

Kur bëhet një gafë në televizion live, ajo rrallë del pa një video virale. E ajo e bërë nga Eleonora Antonico në ‘Calcio e calcio Estate’ ndoshta do të vazhdojë të ketë një lloj impakti të caktuar ndër vite.

Duke lexuar pyetjet e publikut, ajo tha: ” Bernabé, vitin e kaluar mori nëntë kartonë të verdhë në 16 paraqitje. Ai do të duhet të përmirësohet shumë nga kjo pikëpamje, veçanërisht nëse luan me katërmijë e dyqind e tridhjetë e një. Përshëndetje, ju lutem.”

Një mënyrë krejtësisht e pazakontë e lexitimi të skemës taktike 4-2-3-1, e cila shkaktoi ironinë në internet. E megjithatë, me këtë gafë, vetë Antonico u tall me një video në TikTok. Në fund të fundit, çfarë mund t’i mbetet të bëjë tjetër?

@antonicoeleonora 4231 nuovo modulo calcistico (letto proprio così, quattromiladuecentotrentuno) #4231 #calcio #calcioitaliano #calcioecalcioestate #tvparma #ironia #tv ♬ suono originale – Giulia Mabe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *