• |
ide | kryesore

Alarmi/ Një virus vdekjeprurës pa kurë po përhapet në Afrikë

Stil

Një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën ka shpërthyer në Ugandë.


Alarmin e dha zyra e shëndetësisë së Ugandës, sipas të cilës, virusi “Marburg” vret 88% të njerëzve që prek. Zyra e shëndetësisë së këtij vendi e identifikon këtë virus si një nga më vdekjeprurësit që ekzistojnë.


Po si mund të përhapet ky virus i rrezikshëm?

Virusi Marburg transmetohet tek njerëzit përmes kafshimeve ose përmes gjakut.

Dyshohet se nga ky virus mund të infektohesh edhe nëpërmjet kontaktit me veshje të ndotura. Simptomat e Marburg-ut janë ethet, gjakderdhjet, të vjellat dhe diarreja. Ajo çka e bën më të frikshëm këtë virus është se ende nuk i është gjetur një kurë.

Edhe pse më agresiv, Marburg i përket të njëjtës familje si Ebola, që i mori jetën 11 mijë personave në Afrikë gjatë viteve 2014-2015. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.