• |
ide | kryesore

Si mund të parandalohet kanceri i prostatës

Stil



Diferenca mes kapjes në kohë dhe kapjes me vonesë së kancerit të prostatës është ajo mes jetës dhe vdekjes. Nëse ky tumor zbulohet herët, 98% e pacientëve kanë shanset për të jetuar më shumë se 5 vjet. Nëse ky tumor kapet me vonesë vetëm 26% e pacientëve mund të jetojnë mbi 5 vjet.

Nisur nga këto shifra, Spitali Amerikan i bashkohet thirrjes globale për nismën më të re e kreative për sensibilizimin në luftën kundër kancerit të prostatës. Te bashkohesh në “Movember” ne çdo vend të botës, do të thotë të ndihmosh meshkujt te mos vdesin nga kjo semundje, të trajtohen e të jetojnë sa më gjatë. Gjithashtu do të thotë të japësh kontributin tënd që të rritet sensibilizimi për të kryer egzaminimet.

Spitali Amerikan vë në dispozicion të të gjithë meshkujve paketën e re të diagnostikimit e cila përmban ekzaminimet bazë, të cilat duhen për të evidentuar tumorin e prostatës.

Kjo paketë me vlerë 5500 lekë përfshin:

Vizitën te urologu,

Grafi të traktit urinar,

Ekografi,

Free/Total PSA,

Uroflow

Mjekët ngrenë alarmin se jo të gjithë personat që preken nga kanceri i prostatës shfaqin simptoma, ndaj meshkujt mbi moshën 50 vjeç duhet të bëjnë të paktën njëherë në vit ekzaminimet bazë. Ndërkohë që në moshën 45 vjeç duhet t’i nisin këto ekzaminime personat që kanë patur një histori familjare me tumor të prostatës.

Simptomat:

Urinim i shpeshtë dhe vështirësi në urinim

Urinim me gjak

Probleme me ereksionin dhe ejakulimin

Dhimbje në kofshë , në fundshpinë

“Movember” nisma globale për shëndetin e burrave do të zhvillojë një sërë aktivitetesh që kanë impakt mbi shëndetin, kryesisht sportive, duke bërë bashkë gra dhe burra nën sloganet sensibilizuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *