• |
ide | kryesore

“Shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër”

Lajme, Të fundit



Prokuroria po heton një tjetër deputet, dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit. Kështu u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa theksoi se ky deputet është kapur rastësisht, kur po përgjohej një grup kriminal.

Hoxha aludon se prokuroria mund të jetë duke e ruajtur këtë ngjarje për më vonë.

“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal. Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit” – u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *