• |
ide | kryesore

Deklarata e komisionerit Han që nxorri bllof Ramën për hashashin (video)

Kryesore, Lajme
Për një kohë të gjatë Edi Rama ka luajtur të paditurin dhe ka stigmatizuar e tallur këdo që mundohej ta përballte me përmasat që hashashi po merrte në vend. Dhe në shërbim të argumentave që sillte për mohimin e këtij fenomeni ai përdorte një kryerefren: “Si ka mundësi që SHBA dhe BE, që flasin për gjithçka, që bëjnë vërejtje për çdo gjë, nuk e kanë përmendur njëherë këtë gjë”, i është drejtuar ai opozitës në shtator 2016, ndërkohë që dy avionë droge ishin rrëzuar në Shqipëri. “A mund të jenë Uashingtoni dhe Brukseli kaq indiferentë kundër kësaj kataklizmoje me të cilën iu mundoheni t’u hidhni shqiptarëve trutë e gomarit çdo ditë?”, vazhdonte Rama arsyetimin e tij në një replikë me Jozefina Topallin (video e dyte poshte). Për një kohë të gjatë kjo alibi, që problemi i hashashit nuk ekziston, u mbështet fort edhe nga argumenti se po të ishte ndryshe ndërkombëtarët do të ishin prononcuar për të.Aq fort u bombardua kjo tezë sa edhe zëra opozitarë në vend filluan të pyesin me dyshim: “si ka mundësi që diplomatët dhe zyrtarët perendimorë heshtin? Mos janë blerë? Mos ka një pakt okult që Shqipërisë nuk do t’i kërkohet llogari për kultivimin e drograve të lehta, me kushtin që të kontrollojë kufijtë e saj për kokainën dhe heroinën?”.Për shumë kohë këto hamendësime gëluan në të gjitha mjediset e politikës shqiptare.


Dhe vetëm tani, pasi faktet kanë dalë në dritën e diellit, ndërsa ministri i rendit doli direkt i implikuar në përgjimet italiane të trafikantëve, komisioneri i zgjerimit Hanes Han foli në Tiranë. Krahas realizimit me sukses të vettingut, ai përmendi edhe kanabisin si një nga gjërat për të cilat Shqipëria ka bërë hapa para dhe do të vazhdojë të monitorohet në rrugën e saj drejt BE.


“Kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, me progresin, si përshembull sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, tha ai i gjendur në krah të Ramës.

Pra fakti se ai pohon që janë bërë hapa përpara, se po shkruhet një histori e re, tregon se BE e ka pasur si shqetësim kanabizimin e Shqipërisë dhe ajo ia ka vënë atë në dukje kryeministrit shqiptar. Ndryshe nga Rama që deri para një viti përdorte ndërkombëtarët si alibi se fenomeni nuk ekziston. ©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu