• |
ide | kryesore

Bitcoin thyen rekord, kalon vlerën e 8 mijë dollarëve

Stil



Monedha dixhitale Bitcoin ka vendosur një rekord të ri, pasi për herë të parë vlera e saj ka tejkaluar shumën e 8 mijë dollarëve, që do të thotë se është rritur për afro 50 për qind për vetëm tetë ditë.
Vlera e rritur e kësaj monedhe dixhitale është rritur, pasi kompania amerikane e pagesave “Square Ink” ka njoftuar gjatë javës së kaluar se u ka mundësuar një grupi klientësh të përzgjedhur të blejnë dhe shesin bitcoins përmes aplikacionit të tyre “Cash”, shkruan tg.
Një bitcoin sot vlen 8.197.81 dollarë në bursën “Bitstemp” në Luksemburg. Bitcoin më 12 nëntor, vlente 5.555 dollarë. Ekspertët paralajmërojnë se luhatjet e mëdha të vlerës së valutës dixhitale, sugjerojnë se një “flluskë” është shfaqur diku në treg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *