• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Futbollisti shqiptar i kërkon divorcin gruas modele

Sport



Blerim Xhemaili dhe Erjona Sulejmani nuk janë më bashkë. Ish-lojtari i Bolonjës ka publikuar një komunikatë për mediat ku nëpërmjet avokatit rrëfen se ka nisur procedurat e divorcit.

“Avokatja Daniela Missaglia, në emër të Blerim Dzemaili, konfirmon se ka nisur procedurat për ndarjen ligjore me zonjën Erjona Sulejmani për shkak të një krize të tejzgjatur. Në këtë fazë delikate zoti Blerim Dzemaili kërkon ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të mbiemrit të tij nga ana e bashkëshortes në ambientet e saj të punës si modele dhe gazetare duke saktësuar se mund ta përdorë përkohësisht në çështje që lidhen me jetën private dhe proceduriale.

Dzemaili kërkon që të ruhet privatësia dhe jeta private deri në përcaktimin e kujdestarisë së djalit të mitur” – thuhet në deklaratën në emër të futbollistit shqiptar që luan për Zvicrën. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *