U hodh shorti për ndarjen në grupe të fazës përfundimtare të botërorit që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Në Moskë, ekzaktësisht në Kremlin, u mbajt shorti për fazën e grupeve ku 32 skuadrat pjesëmarrëse, me Rusinë organizatore, mësuan kundërshtarët si më poshtë.
GRUPET:
Grupi A- 1-Rusia 2- Arabia Saudite 3- Egjipt 4-Uruguai
Grupi B- 1-Portugali 2- Spanjë 3- Maroku 4-Iran
Grupi C- 1- France 2- Australia 3- Peru 4-Danimarka
Grupi D-1- Argjentine 2-Islande 3- Kroatia 4-Nigeria
Grupi E- 1- Brazil 2- Zvicra 3- Kosta Rika 4-Serbia
Grupi F- 1- Gjermani 2- Meksikë 3- Suedi 4-Korea Jugut
Grupi G- 1- Belgjik 2- Panama 3- Tunizia 4-Anglia
Grupi H- 1- Polani 2- Senegal 3- Kolumbia 4-Japoni
32 skuadrat janë të ndara në katër vazo, sipas renditjes së fundit të FIFA-s. Evenimenti u prezantua nga ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Geri Lineker, së bashku me gazetaren sportive ruse, Maria Komandnaja.
Golashënuesi më i mirë në historinë e botërorëve, Miroslav Klose do të jetë ai që do të ketë detyrën për të sjellë trofeun e Kupës së Botës në skenën e Pallatit të Kremlinit. Botërori 2018 do të nisë më 14 qershor, me ndeshjen hapëse që do të luhet në stadiumin “Luzhniki”, e do të mbyllet më 15 korrik, po në “Luzhniki”.
Disa nga figurat më të njohura të botës së futbollit ndoqën në sallë shortin.
Ekipet:
Ama c’ja fusni kot, “Argjentina ne grupin e vdekjes”!
Per mua Grupi me i ekuilibruar eshte Grupi F i Gjermanise, Suedise, Meksikes, Korese Jugut. Ne kete grup pretendojne ekzaktesisht te 4 ekipet per te kaluar grupin.