• |
ide | kryesore

Opozita në aksion edhe për ditët e fundit të vitit, Basha nis takime në rrethe me qytetarët

Lajme, Të fundit



Zgjedhje e kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca ka nisur edhe aksionin opozitar. Ditët e fundvitit nuk do të jenë pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit. Ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria.

Po ashtu në këto takime me qytetaret do të bëhet edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita. Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avatazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

 



2 Comments

  1. Thuajini ketij budallait ti lere rehat njerezit per fundvit. Kur gjithe vitin talli menderen me cadra dhe me marreveshje kujtohet tani ne fund per te bo pune.

  2. Pse opozite eshte ky!
    Ne shoun e fundit ne kuvend sikur e deshmuan se eshte komandant i nje bande terroriste,a nuk ishte i tille kryetari i tij sali berisha,po noka,kush ka pare deri me sot kriminel me brire?une jo per vete,po salijani me tymuese,sharje,fyrje e thirrje per kallje e shkaterrim çfar dallon nga krimineli,po paloka e kryemadhi qe i bajne thirrje protestuesve te futen ne kuvend çfar jane,po mire more po çfar duhej bere ne kuvend siaps komandantit te krimit,po kartat e deputeteve pse i hoqen, si qenka e mundur qe kta vrases i paskan te gjitha te drejtat kurse depuetet tjere nuk paskan te drejte ta mbrojne as veten e tyre ,pra kush eshte ai njeri qe pranon te futet nen urdherat e kriminelit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *