• |
ide | kryesore

Redon Makashi zhgënjehet nga festivali i këngës,’Bëra gabim që mora pjesë’ (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider



Redon Makashi ka konkurruar në Festivalin e Këngës me këngën “Ekziston”. Por në mbarim të spektaklit duket se ai është zhgënjyer shumë. Ndoshta ka pritur të shpallet fitues ose jo këtë nuk e dimë më siguri, por dimë që festivali e ka zhgënjyer. Redoni ka publikuar këngën e tij në Facebook e përbri saj shkruan: “Kjo këngë lindi ashtu nga unë , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj të flas me vargjet e Timo Flokos …. Kështu që filloj të ec me këmbët e saj e të rritet ashtu ngadalë ngadalë në rrugët e panjohura me njerëz që e duan dhe e poshtërojnë me ata që e puthin e ata që e pështynë gjthësesi tani doli në jetë e do ec vetë …. Po për një gjë më vjen keq , e vrava me duart e mia pa lindur mirë. Shkela mbi një parimin tim që isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë nëpër konkurrime e festivale po thjesht do isha një spektator i mirë i tyre. JU DUA”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *