• |
ide | kryesore

Shullazi: Nuk e kam kërcënuar Ylvi Beqjan, kam firmosur …

Lajme, Të fundit



Emiljano Shullazi mohoi edhe sot akuzat se ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja në këmbim të shumave të mëdha të parave në formën e gjobës.

Shullazi u shpreh sot në seancën në Gjykatën e Krimeve të Rënda se ka firmosur vetëm konratat e bëra nga Ylvi Beqja.

“Nuk e kam kërcënuar Ylvi Beqjen. Kam firmosur kontratat e përpiluara nga Beqja”, është shprehur Shullazi në gjyq. Më pas një tjetër prej të pandehurve, Gilmando Dani ka kërkuar shtyrje të seancës. Ai ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur në gjyq por në një moment të dytë. Seanca e radhës do të jetë të martën e ardhshme.

Emiljano Shullazi akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”, “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.



1 Comment

  1. goditjet ,vrasjet,perdhunimet qelbesirat si rama e y bastardi shullazi ne rilindje i quajn.puthje,perqafime e kurban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *