• |
ide | kryesore

Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

2, Ide



Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se 13 milionë euro. Nga njerëzit pranë Ramës dhe nga mediat mbështetëse të tij po krijohet një tymnajë sikur kryeministri i ka lënë vetë t’i rëshkasin këto miliona, sepse ato do të përfitoheshin drejtëpërdrejt nga familjarët e Lulëzim Bashës dhe nga vetë kreu i opozitës.

Në këtë kuadër janë shpeshtuar spekullimet, sikur mbrojtësit e qeverisë shqiptare qenkëshin treguar “të butë” gjatë procesit për prishjen e pallatit të Vlorës në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strazburg, sikur ata janë përpjekur t’i kriojojnë mundësi palës tjetër, sikur e gjitha kjo është pjesë e një marëveshjeje ekonomike, ku Lulzim Basha ka shitur parimet e opozitarizmit në Shqipëri, për të shikuar interesat e veta financiare.

Kjo paranojë ka shkuar edhe më tej duke manipuluar se Rama i dha familjarëve të Bashës vetëm diçka më pak sesa shuma e Strasburgut (e pavërtetë sespse shteti nxorri si dëmshpërblim vetëm sesa 3.4 milione euro) dhe se ky “deal” u arrit në ditët e marrëveshjes për të dalë nga çadra.

E vërteta është krejt tjetër.

Dhe nxjerrja e saj në dritë nuk ka të bëjë aspak me kreun e opozitës. Me mënyrën si u soll kur ishte një anëtar i qeverisë Berisha, duke lobuar që ai pallat të ngrihej aty ku një mendje normale as nuk mund ta imagjinonte dhe më pas me mënyrën se si tradhëtoi kauzën e opozitës, për të bërë marrëveshje me Ramën. Lulëzim Basha mund të akuzohet për gjithçka.

Ai mund të rrezultojë si i dyshuar, ose si indiferent ndaj interest publik, për shumë nga aktet dhe veprimet e tij. 

Por këtu çështja nuk është as tek profili psikologjik i Bashës, as tek leximi i ndërgjegjes së tij dhe as tek interesat monetare të familjes së vet.

Ftesa për t’u marrë me to, në këtë rast është një kurth pervers për të harruar Edi Ramën dhe ndëshikimin e qeverisjes së tij haxhiqamileske nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Sepse, ajo që ka zbardhur Strasburgu është shumë më flagrante sesa shpërdorimi i 13 milionë eurove të qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexosh vendimin e kësaj gjykate për të kuptuar dushin e ftohtë që ai i jep metodave banditeske të qeverisjes së Edi Ramës. Aty dënohen ashpër rrethimet policeske të pronave private të qytetarëve. Aty fshikullohet arroganca e shtetit, për të mos përfillur vendimet pezulluese të gjykatave në favor të qytetarëve. Aty demaskohen mënyrat e shpronësimit që përdor qeveria dhe që janë shndërruar në një standart jo ligjor në të gjithë Shqipërinë. Aty argumentohet qëllimi i keq dhe mashtrimi qeveritar që pretendoi fillimisht se pallati ishte i paligjshëm e pastaj tha se ai do të hidhej në erë për t’i lënë vendin ndërtimit të lungomares. Aty vërtetohet se dinamitimi nuk u bë për interes publik, pasi projekti për fillimin vepërës së re akoma nuk kishte nisur.

Në një plan më të gjërë, Strasburgu është shprehur edhe për nëpërkëmbjen që u bëhet qytetarëve shqiptarë (të cilëve shteti fillimisht u rëmben pronën, pastaj u thotë “hajd se folim” për dëmshpërblimin) edhe për kapjen nga qeveria të gjykatës së lartë e cila pezullon vendimet për dëmshpërblim që u takojnë banorëve, qofshin këta edhe familjarë të Lulzim Bashës.

Pra, vendimi që ka ardhur nga gjykata e Strasburgut (ai duhet të zbardhet, të përkthehet dhe të lexohet me lupë) është shumë më i rëndë se ato 13 milionë euro që ne duhet të paguajmë. Në thelbin e vet, ai vizaton tabllonë e një shteti bandit, që drejtohet nga një lider arbitrar që ka vendosur vullnetin personal mbi ligjin.

Dhe në këtë kuptim dëmet e ardhshme pritet të jenë më të mëdha. Shumë shpejt, paratë që do të shkojnë në xhepat e familjarëve të Bashës, do na duken si grimca në raport me ato që pretendon ish bosi i Agon Channel, Francesco Bechetti, bizneset e të cilit u shkatërruan dhe u mbyllën me thirrjet politike të Edi Ramës. Sot shteti shqiptar po luan në gjykatat ndërkombëtare mbijetesën e tij në disa procese që mund t’i kushtojnë atij rreth 2 miliardë euro. Pra shkurt dhe shqip falimentimin e vendit.

Dhe për të shmangur këtë problem akut, shpesh herë të krijuar nga voluntarizmi, arbitrariteti dhe budallallëku grandoman i liderëve, lakejtë provincialë të kryeministrit mundohen t’i hedhin hi syve publikut, duke dashur të mbivendosin thashethemet dhe intrigat lokale, mbi problemet reale.

Kjo po ndodh edhe me procesin e pallatit të Bashës, i cili po shitet si konsekuencë e një pakti politik, ndërkohë që është një krim banditesk i Edi Ramës.

©Lapsi.al   



24 Comments

  1. Me ne fund Bushati folet ashtu sic duhet!
    Ne kete rast nuk behet fjale ( ashtu sic duan ta kanalizojne lakejte e Rames) per dashamiresi te Rames ndaj familljes se Bashes, por eshte rasti i shkeljes me te dy kembet te te drejtave te njeriut dhe shenjterise se prones private. Zheji me shoke nuk duhet te hedhin dyshime per mareveshje te fshehta Rama-Basha ( eshte e qarte per se e bejne pikerisht tani ne prag te protestes se thirrur nga opozita qe te dekurajojne popullin qe ti bashkohet opozites per te rrezuar Ramen), por te thone te verteten. Rama shkeli te drejtat e qytetareve, qofte edhe vjehrrit te Bashes.

    1. Jam shume dakort me ty..
      Strazbugu ju dha te drejten e rembursimit disa personave qe kishin nje prone te legalizuar dhe te hipotekuar nga shteti shqiptar. Shteti shqiptar ju afroi shume me pak se sa ju kushtonte prona e prishur duke vene keshtu ne vend TE DREJTAT E NJERIUT.
      Tani pyetja ime eshte…. po te drejten time si qytetar shqiptar per te mos ma vjedhur pronen e pergashket, per te patur nje hapsire detare te virgjer dhe jo te vjedhur nga maskarenjte , per te qene te barabarte para ligjit kush ma mbron ?????
      Tani nje mendje e arsyeshme do kerkonte :
      1) pagimin e 13 miljon eurove nga xhepat tane
      2) hapjen e hetimeve per te gjith ata maskerenj qe e bene kete zullum kaq te madh te gjykohen nga me i vogli deri tek me i madhi. T’ju konfiskohet pasuria deri dhe ne lugen e kafese dhe te pakten nja 10 vite burg per secilin.

    2. Vetem duke vene Ramen te paguaj 13 milionshin,sepse vendim i tij ishe,zgjidhet kjo pune. Po nuk pagoi njeri nuk kane per te kuptuar keta.Neser cdo Bashe do beje njesoj. Patriotizmi =0

  2. Bashes dhe Vjehrrit i lumte bytha .Verlacet dhe Vrionet qe kishin mbi 75% te tokes se punueshme ,moren nje lesh.Kush i mori keto toka ose prona eshte bere milionier euroje,mjere te persekutuarit dhe ish pronaret qe pronat e tyre i rropi Familja dhe Fazllici.

  3. rilindja ka hallin kur te vajn mbi 20 mij kerkesa ne strasburg,bga prishjet arbitrare.afon qanel do ta rrezoj ne tok me mbi 2 a 3 qind miljon.lere te tjeret.edhe po te shes qelbesira,bastardi e kokpalari i metes edvini ter drogen,qitjonet e atletet nuk ka kush e shpeton.aq zullum ka ber sa edhe krymbart e qenefit negjmije anonimus,astrit etj do ta braktisin.

  4. O Andi! Ky artikull tregon gjendjen te nde ku ke rene! Ti shkruan per gjithcka duke mbrojtur Berishen dhe Meten duke share Ramen! Mire se Berisha te ndronte breket kur ishe i vogel,ky kardiollog i madh, por ti duhej te mos flisnje per kete se je ne konflikt te paster interesi!
    Ish gruaja tende, aktualisht Avokate e popullit ishte ne te njejten kohe edhe avokate e pallatit dhe Bashes! Gojet e liga thone se arsyeja qe Zonjushe Ballanca te la ishte se ishe impotent dhe te zuri ne krevat me nje burre! Duket qe artikulli verteton se djali nuk eshte tendi sepse konflikti eshte flagrant! Poshtersia Andi nuk paska fund dhe arsyeja qe sulmon Ramen qenka shume e forte jashte llogjikes njerezore! Edhe kerkoj ndjese per gjuhen e perdorur por me Andin edhe llogika me e thjeshte shikon gjuhen e Andit qe eshte tejet e ulet dhe e epa lejueshme!

    1. ti vertete qe shkruan nga zyrat e atyre, ishalla ju paguajne gje mor derzi se per tju perdor si qen rrugash iu perdorin pa pushim e ju hedhin tej kur te duan. ju i shihni beben e syrit se po ju vleresojne se shave bukur ate kete, aaaaa sa mire ia the…. o the shkretet ju. hahahahah

  5. Krejt anal istat dhe opinionistat qi punojne me pene dhe tastier kompjuteri per lirin e demokracin ,jan bo pishman qi nuk lobun qi qadra t vazhdonte akoma. Ato opinionita dhe anal ista qi vazhdojn qi mbrojn demokracin dhe zhvillimin e ndertimeve per 27 vjet duhet qi t rifuten n qader sa m shpejt.

  6. Ore si sfoli njeri per ato shitjet qe kishte bere nje notere me jo pak emer personave te vdekur tek ky pallat, menyra se si u dha leja ne ate por te gjithe kujdesen per ate 500 All takse me shume qe do paguhet…

    Une kam nje pyetje o And djali: po leket qe e ndertoj pallatin kunati a vjehrri pse ske pyetur ndonjehere se nga erdhen?

  7. Vetem duke vene Ramen te paguaj 13 milionshin,sepse vendim i tij ishe,zgjidhet kjo pune. Po nuk pagoi njeri nuk kane per te kuptuar keta.Neser cdo Bashe do beje njesoj. Patriotizmi =0

  8. Artikulli teper i sakte.Pesha e Strasburgut do rendoje mbi xhepat e popullit. Ne rastin konkret pergjegjesia per cdemtim duhej te behej para prishjes dhe konforme ligjeve kushtetuese dhe jo per show.

  9. Qe edhe pasoja e pare. Doli ministri Ahmeti dhe tha se ngriu shperblimi per trashegimtaret e te perndjekurve, pasi edhe trashegimtaret e heronjeve nuk marrin. Nje ne dore, Ka per te dalur perseri , se edhe per pronaret e vertete ndalohet shperblimi, pasi ata ja dhane me deshire pronen shtetit komunist. Me siguri nuk do te nuk do te ngelin pa pasoja edhe ajo pjese e medias, qe sic shkruani, jane duke manipuluar ne menyre pervese ngjarjen dhe vendimin.

  10. Ore pse nuk e publikoni vendimin e Strazburgut , fjale per fjale, origjinalin ( edhe te pa perkthyer nese nuk mundeni) . Ne kete menyre njerzit do ta lexonin vete dhe do te nxirrnin vete analizat se per cfare eshte shprehur Sterzburgu se sa lexojme analizat e te tjereve pa patur origjinalin para syve.
    Nga eksperinca ime , analizat e ketyre pseudo anal-istash jane shume larg te vertetes. I shtrembererojne, ose prekin vetem ato pjese te dokumentave qe ju leverdis , ose bejne nje titull qe nuk ka te beje fare me permbajtjen dhe disa here shkojne deri aty sa shtojne gjera nga vetja dhe krijojne teorite dhe analizat e tyre.

  11. Ky vendim i Gjykatës se Strasburgut, duhet t’ju a bëjë shqiptarëve të kuptojnë se drejtësia e vërtetë nuk vepron mbi bazën e thashethemeve e paragjykimeve për kunetër e vjehr, por mbi bazën e fakteve të zbuluara mbi shkeljen e të drejtave të cdo qytetari. Nëse do të kishin qenë gjykatat shqiptare që pas hetimit do të kishin vendosur që ai pallat të hidhej në erë si i jashtligjshëm, nuk do t’ju a mbante asnje “vjehri” që ta çonin këtë çështje në një gjykatë ndërkombëtare. Veprimi i Ramës. ngado që ta kthesh, është një veprim arbitrar i paligjshëm e i bërë vetëm për efekte propogandistike politike, për ta përzjerë emrin e shefit të opozitës , sa paskej qenë ai që i mundësoi “vjehrit”, për të ndërtuar ate pallat.
    Edhe në këtë shkrim Bushati, ndonëse qitjet ja drejton me të drejtë Ramës, bën si bën dhe vazhdon të përhap thashethemin se fajin e paskej pasur edhe Basha që ju paskej dalë në mbrojtje “familjarëve” të tij.
    Cilido shqiptar me kujtesë normale, e mban mend që gjatë maskaradës së hedhjes në erë me tritol të atij pallati, politikani që reagoi më pak se cilido politikan tjetër pë veprimin e Ramës, është pikërisht Basha.
    Dhe mirë bëri sepse si jurist me profesion, ai e dinte se rrugëzgjidhja ishte vetëm drejtësia.
    Mbaj mend, se më shumë se edhe vetë Rama, kushtrimin për ta hedhur në erë pallatin e patën dhënë ca analistë “ambientaliste” ekstremistë majtistë si Lubonja.
    Drejtësia e vertetë, nuk ju përmbahet ideollogjive, paragjykimeve e thashethemeve por vetëm ligjeve.
    Më bën përshtypje qe Bushati edhe në këtë analizë, mundohet ta largojë vëmëndjen nga dëmi prej 13 milionë eurosh që i shkaktoi “i krisuri” Rama taksapaguesve shqiptarë, por ta çojë diskursin për të gjetur gjurmët, kur ujkun e kemi të gjithë parasysh. “Nuk kanë shumë rëndesi 13 milionët e eurove” shkruan ai, por rëndësi ka të llapim për veprimet e Ramës.
    Jo more zotëri , jo.
    Drejtësia e bën efektin me dënimin e fajtorit duke e detyruar ate të paguaj paratë e çuar dëm e jo të rrahim ujë në havan duke bëre moral.
    Nuk dëgjon Rama nga veshi i moralit se nuk është kjo e para dhe e vetmja shkelje flagrante e ligjeve.
    Pa konfiskoja zotërise keshtjellën që ka ndërtuar në Surrel e para të tjera të bëra dëm me tenderat e koncesionet korruptive, e të shohim se a do të ngrefoset më si “reformatori” i drejtësisë.
    Për ndonjë shpërdorim shumë më të vogël pushteti të ndonjë ministri ne Europe, mediat kanë nxitur opinionin publik që ai të përgjigjet ligjërisht para drejtësisë, kurse mediat shqiptare presin qe gjithë denoncimet e protestat ti bëjnë opozitat politike.
    Deri në momentin kur Gjykata e Strasburgut e dha këtë vendim, ka kaluar shumë kohë e Rama ka bërë edhe shumë shkelje të ligjeve e të drejtave të qytetarëve e pë hir të së vërtetës duhet thënë se jo vetëm ai, por edhe pushtetarë të tjerë kanë abuzuar me të drejtën e pronës.
    Nuk janë vetëm këto 13 milionë euro që Gjykata e Strasburgut ja ka ngarkuar qeverive shqiptare në dëm të taksapaguesve, por janë edhe shumë miliona të tjera eurosh.
    Thirrjet për protesta popullore duhet të bëhen kur ato kanë motive flagrante të veprimeve jashtëligjore të ndëshkuara me vendime gjyqesore e jo me e lagu s’e lagu.

  12. Një “manipulim pervers” mediatik, më duket edhe titulli i këtij shkrimi.
    Mbi cfarë faktesh bazohet Bushati që pallatin e prishur arbitrarisht nga Rama në Vlorë, e quan “pallati i Bashës”

  13. Sinqerisht mendova se te pakten kete here kur qeveria Rama pesoi Autogol ne Strasburg dhe me marrezine e Rames i shkaktoi Shqiperise nje gjobe mbi 13 milion Euro, Mediat e Uturakut Rama do kafshonin gjuhen.
    Por jo, Uturaku mediatik Made in Rama, duke legjitimuar vertet emrin Uturak, kerkon te beje ca alibi koti per te shfajesuar nje idiot si Rama qe punen e pare si Kryeminister ne 2013 e nisi duke prishur ate pallat, vetem se ish i vjehrrit te L. Bashes.
    S’ke c’thua, nje paturpesi e tille mediatike e Uturakur te Rames me mire qe ndodh. Se i jep mundesi kujtdo te shohe sa qesharake jane duke ndjekur nga pas nje prikopat si Rama me Uturakun e tyre ne duar qe ti mbledhin baglat qe ai leshon andej-kendej.

  14. shume shume shume e vertete. dhe ai ordineri delirantqe drejton KM ska turp e vazhdon e llafos. per llapaqen eshte i vetmi dhe per te menduar se eshte boshti i botes dhe cdo gje e cdo kush sillet rreth tij. mire thone socialistet: ia futem vetes. po i hyri dhe Shqiperise ky medioker e njeri thellesisht i pasigurte. te kishte pak siguri i vinte pak turp nga vetja si fillim. e ka idiote si ajo mira kazhani apo mero baze qe po e dredhin tani muhabetin duke u marre me Lulin si fajtor i madh i 13milioneve. na treguan me ke bejne whatsup e kujt ia kane nevojen aq sa tja lepijne mbare e mbprash. mire qe e bene qe mos ti lexojme me. sidomos ate bazen se ate budallaqen se lexonte njeri xha.

  15. po te kish qen kjo klase politike ne rumani populli do ti kishte ekzekutuar te gjith si causheskun pa gjygj ,kurse ne u shkojme pas me dy fetyra si lakejt u japim voten ,e pakta duhet mblellur diaspora dhe nxjerr nga me te miret e kombit per te qeverisur vendin dhe keto asqe nuk duhet perfillur ndjekur dhe respektuar sepse kan 27 vite qe na kan grabitur pronat dhe na mashtrojne keshtu ne cdo fushe te jetes keta tashme e kan pranuar kuptimin e fjales per standartin antishqiptare dhe kombi shqiptare duhet tu tregojne vendin qe meritojne,ne cdo shtet te botes klasa politike mbron te drejtat e popullit vet ne shqiperi keta i grabisin dhe ua japin tjereve te huajve minoriteteve bejne pazare me mundin djersen e cdo shqiptari duke asimiluar dhe zhbere cdo gje te mire shqiptare keta jan rendimenti padrejtesise qe nga coptimi etnik ,n,krijimi minoriteteve dhenia e te drejtave pushtetin shqiptareve dhe jo shqiptareve ,dhe ne duhet te ikim nga ky vend ,jo ne duhet ti shporrim nga ky vend te gjith njeher e mire dhe ketu te mbisundojne shqiptaret e ndershem ne truallin e vet

  16. I FTOJ TE GJITH TE KUPTOJNE DHE VLERSOJNE ,VEPRAT E TYRE NE RAPORT ME ATE CFAR THOT KRIJUESI TYRE ,TE MEDITOJNE DHE BINDEN NESE JAN PREJ TE SHPETUARVE APO TE HUMBURVE NE DY BOTET SEPSE NE ESENCE SEJCILI DESHIRON SHPETIMIN E TIJE TE MIREN ,POR KUR NUK MENDON FLET DHE VEPRONDREJTE MIRE ,ZOTI MALLERISHEM TE KEQEN PADREJTEN E PERCAKTOJ TE KEQE DHE TE MIREN TE MIRE ,MOS MENDONI SE DUKE MENDUAR FOLUR DHE VEPRUAR KEQ DO GJENI MIRE ZOTI JU DON MESHIRON DHE SHPERBLEN JO PER TE KEQEN ZOTI NDESHKON ,ASHPER MOS U ZHGENJENI,NDERKOH QE JU DESHIRONI TE MIREN VETES KJO ESHTE QE JU TE BEHENI TE ZGJUAR DHE SUKSESESHEM PER VETEN TUAJ SUKSESIN DHE SHPETIMIN TUAJ ,DOBIN TUAJ ,

  17. ASKUSH NUK ARRIN TE MARRE NJEEJE NDERTIMI SI AJO E VJERRIT TE BASHES BRENDA NE DET
    “KORRUPSION GJIGANT CA PRET PROKURORIA”
    BASHA BASHK ME VJERRIN DUHET TU SEKUESTEOHEN PRONAT QE KANE PERVETESUAR DUKE VJEDHUR POPULLIN

  18. 24/01/2018 te 09:45

    një titull idiot i gazetarëve të një shteti me mentalitet dement!!
    mentaiteti i shqiptarie e sheh politikanin,zyrtarin,në mos si perëndi,të paktën si një gjysëm perëndi!!si një njeri që ka kapur lartësinë dhe që duhet të vdesë diçka më lart!!
    megjithëse kemi gati 30 vjet që po flasim për demokraci,një sistem ku normalisht çdo person bën punën e tij,zgjidhet dhe mbaron aftin e detyrës së tij,dhe këthehet në jetën e tij normale,ne nuk kemi dalë akoma nga mentaliteti feudal!nga mentaliteti i përjetësisë,nga mentaliteti i trashëgimisë!!
    pra jemi akoma në mesjetë!!
    llalla,nuk dua të diskutoj këtu ndershmërinë e tij ndaj detyrës që ai ka mbuluar këto vite,ishte një nënpunës normal,u ngrit në një nivel të lartë dhe më pas u këthye në normalitet!!
    pra në një botë normale kjo nuk duhet të bëjë përshtypje!dhe kështu duhet të jetë dhe në shqipëri!!ne duhet të nderojmë njeriun dhe jo ti përkulemi si perëndisë,kur ai qëndron lart dhe të fillojmë ta përçmojmë kur ai këthehet në normalitet!!me këtë lloj mentaliteti ne në radhë të parë përçmojmë vetveten,në radhë të dytë përçmojmë çdo ndryshim që ndodh në shoqërinë tonë!!
    në një shtet të të drejtës,dh enë një shtet ku respektohet njeriu,zyrtari nuk duhet të ket truroja!kush zbaton ligjin nuk duhet të ketë frikë nga askush!!
    unë sjell gjithnjë shëmbull zvicrën,e njoh më mirë nga vëndet e tjera!!
    as politikanët,as prokurorë e gjykatës nuk kanë truproja!!
    të gjithë jashtë zyrës së tyre janë njerëz të thjeshtë!mbas mbarimit të mandatit këthehen në jetën e tyre normale dhe nuk dallojnë nga njerëzit e tjerë!!njerzit i respektojnë njëlloj si më parë!!si i kanë rrespektuar para se të ngriheshin në detyrë!!
    me tituj të tillë ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse ushqejmë mentalitetin tonë fshataresk,mesjetar!!
    Përgjig

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *