• |
ide | kryesore

Kryemadhi thirrje naftëtarëve të Fierit t’i bashkohen protestës së 27 janarit

Lajme, Të fundit



Në takimin me strukturat e LSI-së në Fier, Monika Kryemadhi i bëri thirrje naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar.

Kryemadhi u shpreh se kjo protestë nuk do të jetë për flamurin e LSI-së apo PD-së, por për qytetarët shqitparë.

“Protesta e janarit ka rëndësi pasi ka për qëllim të vetëm angazhimin e çdo qytetari për të protestuar, dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur ku jetojmë sot. Kjo nuk do të jetë një protestë për flamujt partiakë. Në fakt më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 27 janar, nuk ka, duke patur parasysh mashtrimi që i është bërë prej një viti duke i thënë se do merrni pagat e prapambetura. Por jo vetëm pagat, por As sigurimet nuk i janë paguar. Mënyra si janë tallur me ta ka qenë abuzuese dhe diskriminuese”, u shpreh Kryemadhi.



1 Comment

  1. vijimi i te ardhmes se klases politike nuk ndryshon nga e kaluara ,,ne ter gjersin e kuptimit te vet ,sepse fetarish filozofikish psikologjikisht ,shkencerisht ne gen keta jan te imunizuar ,me konceptin komunist,,dhe per tu crrenjosur ,duhet ndryshim total ,ne cdo pikpamje ,nese duam drejtesi dobi zgjillje sic flitet,ky eshte mendim i pandryshuar per kedo qe njeh te verteten dhe sheh cfar behet,te miren nga e keqa e dallon lehte dhe me i pa shkolluari,,ky eshte mendimi im mbi fatkeqesin tone me kete klas politike ne 1 shekull qe shum premtoj por asnjeher nuk mbajti fjalen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *