• |
ide | kryesore

Rama flet pas protestës: Opozita, dokrra për kapjen e drejtësisë!

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama nuk e përmendi në asnjë moment protestën e të shtunës para kryeministrisë.
Por duke folur për kauzën që mblodhi në bulevard mijëra simpatizantë të opozitës, Rama tha se akuzat për kapjen e drejtësisë janë fantazi dhe dokrra. Si kundërprovë përmendi edhe njëherë mbështetjen që i kanë dhënë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

“Jemi në pozion të favorshëm pasi në momentin që flasim, Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Që do të thotë se procesi i përmbushjes së 5 prioriteteve, rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që janë hedhur me përpikmëri në raport me kalendarin e detyrave, përbëjnë njëkohësisht edhe një arsye të fortë për të ndarë me opinionin të vërtetën se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokrra, se po të ishte ndryshe, askush e jo më BE dhe SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë” tha kryeministri.

Reagimi i opozitës nisi me largimin e Adriatik Llallës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, u përshkallëzua me votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme dhe me atë që duket si shpërbërja e dosjes Tahiri, kur të arrestuarit për çështjen janë liruar dhe duket se hetimi po shkon drejt mbylljes.



4 Comments

  1. Tallja me e madhe qe na behet eshte se perendimoret, natyrisht me ndihmen e pacmuar te Lu e Vllahutin, mendojne se ketu edhte realizuar nje reforme e jashtezakonshme, por ajo qe askush nuk e thote, nuk e di, nuk e kupton ose e ben me qellim, eshte menyra se si zbatohet kjo reforme, kush jane njerezit qe po e zbatojne dhe se ku do duhej te ishin ata…. “Dokrra hinit”, per nje popull dele qe degjon Lu-ne sikur te ishte ndonje profet, por qe ne te vertete….

  2. Sa per BE dhe SHBA qe flet KM ka shume te drejte. Sipas tyre dhe perfaqesuesve te tyre ne Shqiperi nuk eshte mbjelle droge dhe kjo rezultoi e vertete. As edhe nje ngarkese me hashash shqiptar nuk eshte kapur ne SHBA dhe me duket as ne Itali

  3. rama ka kapur edhe qenefin negjmije,berrllogun ne sharr ku edhe atje vret njerz me erionka jastekun griselda e lere gjygjsorin.hund e goj e ka ne qenef negjmije ku dhjen,frroka,ndoka,prenga,habila e balila,dosha e rosha.

  4. ky eshte nje aventurier budalla.per cfare po ben i lumte sic i thone;ka gjet shesh e ben pershesh!me kete opozite qe ka dote rrije ne pushtet per shum kohe.basha,kryemalli,mediu,ndoka,shehu,jane figura te shpelara,te degraduara qe mund te perdoren vetem per barsoleta.skane integritet moral,politik,jane te korruptuar.nuk kane asnje program asnjeide te re .mjafton te shikoretkush jane bashkepunetoret e tyre te afert,figura te degraduara.por po ti bejme nje analize protestes:nuk u tha asgje e vecantedhe nuk solli asnje gje te re.ishte e deshtuar qe ne programim.e programuar te behet dite shtunde ska vlere,sepse shte dite pushimi nuk i prish pune askuje pa folur per cka u fole protest.per te rrezuar ramen duhet bere nje shperlarje e pergjishme (ndryshim te kryesise)si te pd e te ps.se per partite e tjera te koalicionit per keta sja vlen te lollesh.sjane parti por servile perte kap ndonje vend ne parlament,thjeshte legene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *