• |
ide | kryesore

Prishet seanca në parlament, kur flasin socialistët, opozita në kor: Hajdutë, kriminelë!

Lajme, Të fundit



Pas përjashtimit të Edmond Spahos nga parlamenti, deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kanë thirrur në kor: Hajdutë! Kriminelë!
Sipas një reagimi të Partisë Demokratike, Spaho do të kërkonte praninë e Edi Ramës në seancë, ndërsa denoncoi ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali.

“Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së kryetarit të grupit, Edmond Spaho” thuhet në një njoftim të Partisë Demokratike.

Ndërkohë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë munguar provokime. Besnik Bare tha se uron që edhe javës tjetër, opozita të sillet në të njëjtën meënyrë, ndërsa Gramoz Ruçi ironizoi Lulzim Bashën kur tha se “është ende në miting”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *