• |
ide | kryesore

Mario Meshini pas vrasjes së Devi Kasmit nuk denoncoi në polici, por shkoi të darkonte me miqtë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka mbyllur në qeli të arrestuarin e parë për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë. Mario Meshini, shok i ngushtë i viktimës do të qëndrojë në masën e “arrestit në burg”. Sipas prokurorit të çështjes ngjarja i arrestuari Meshini megjithëse pretendon se nuk ka lidhje me krimin e rëndë, në pamjet filmike rezulton se ka ngritur dorën lart dhe e ka drejtuar në drejtim të viktimës, por nuk dallohet qartë nëse ai në dorë mban armë ose jo.

Një tjetër fakt sipas prokurorit të Tiranës se pse duhet të qëndrojë në burg Meshini, është pasi menjëherë pas krimit ai nuk është drejtuar në banesë e tij apo në polici për të denoncuar ngjarjen, por ka shkuar me shoqërinë për të darkuar.

Nëse ai ka qëlluar ose jo në drejtim të 42-vjeçarit, prokuroria është në pritje të rezultateve të laboratorit kriminalistik, ku janë dërguar për ekzaminim armët e gjetura. Pozitën e Meshinit në krim e komprometuan, jo vetëm thëniet kontradiktore dhënë para hetuesve, por edhe fakti se pas krimit 25-vjeçari nuk shkoi në polici të kallëzonte ngjarjen, por doli të darkonte me të njohur. Ndaj për të gjitha këto ai është kyçur të paktën për momentin prapa hekurave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *