• |
ide | kryesore

Më 12 Shkurt Mozzik dhe Getinjo përpara gjykatës

Paparazzi, Slider



Mozzik dhe Getinjo vetëm para disa javësh ndërprerë kontratën e tyre me shtëpinë diskografike “On Records”. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social ‘’Instagram’’ ata kanë shkëmbyer postime ku fajësonin njëri- tjetrin për përfundmin e kontratës. Të gjitha klipet e Mozzik dhe Getinjo të cilat janë pronë e “On Records” janë fshirë nga kanali i “Youtube”.
Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vetë ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.
Mësohet se labeli ka hedhur Mozzik dhe Getinjo në gjyq dhe kërkon nga ata 1.4 milionë euro dëmshpërblim për shkak të prishjes së kontratës, për investimin në ta dhe për dëmtimin e imazhit. Gjithashtu bëhet e ditur se seanca e parë do të mbahet me 12 shkurt të këtij viti në Gjykatën Themelore.
Mozzik dhe Getinjo kanë marrë ftesat për gjyq por nuk dihet akoma nëse do të jenë prezent në seancën e parë, apo jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *