• |
ide | kryesore

David Beckham i rrethuar nga 10.000 mushkonja, e gjitha për një kauzë

Paparazzi, Slider



Futbollisti David Beckham është i njohur për nismat që ndërmerr shpesh lidhur me sëmundjet infektive.

Këtë here, në përpjekje për të sfiduar udhëheqësit e shëndetësisë globale që të ndërmarrin vendime të guximshme kundër infektimit nga ‘Malaria’, ai ka postuar një video në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku shfaqet i rrethuar nga 10.000 mushkonja, ndërkohë që vetë ndodhet brenda një xhami, duke theksuar kërcënimin e sëmundjes.

Videon e ka shoqëruar me një shkrim i cili përmban mesazh shumë të fortë: “Ne mund të jemi brezi që e përfundon atë njëherë e mirë, malaria duhet të vdesë, kështu që miliona mund të jetojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *