• |
ide | kryesore

(FOTO) Përballja me Berishën tek Krimet e Rënda, mbërrin i qeshur Taulant Balla

Lajme, Të fundit



Pas Shkëlzen Berishës, është Taulant Balla ai që mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se mes djalit të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të ketë një përballje, lidhur me dëshmitë që të dy priten të japin lidhur me privatizimin e CEZ-it.

Berisha u thirr pak javë më parë për t’u pyetur për këtë çështje. Lajmin e dha i pari Taulant Balla, më pas edhe Shkëlzen Berisha e pranoi vetë.

Në Facebook, Berisha deklaroi se nuk kishte kurrfarë lidhje me privatizimin e CEZ dhe për këtë arsye kishte ngritur një padi ndaj deputetit socialist, Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *