• |
ide | kryesore

Ardi Veliu ‘mbron’ policinë e Shkodrën: Rezultate të prekshme, deri më tani kemi goditur 2 grupe kriminele

Lajme, Të fundit



Nga Shkodra ka folur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu flet pas analizës së Policisë së. Për Veliun gjatë vitit që lamë pas policia e Shkodrës ka përparuar si në luftën kundër kultivimit të kanabisit ashtu edhe në luftën nga grupeve të krimit. Veliu tha se policia është duke goditur grupet kriminale, ndërkohë që janë goditur deri më tani dy grupe.

Gjatë vitit 2017 keni arritur rezultate të prekshme, qoftë sa i përket uljes së numrit të bimëve narkotike të kultivuara, gjithashtu edhe në goditjen e grupeve kriminale. Vendosëm prioritetet dhe objektivat për vitin 2018, që s’do t’i ketë vetëm drejtoria, por edhe Policia e Shtetit. Goditje pa ndërprerje grupeve kriminale nga forca e ligjit, goditja që do i bëhet evidentimit të personave që kanë ushtruar aktivitet të kultivimit të bimëve narkotike si dhe minimizimin e sipërfaqeve të mbjella. Këtu në Shkodër ka persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, por policia është duke i goditur. Deri më tani janë goditur dy grupe. Po punojmë çdo ditë, por duhet të dini se për të goditur një grup kriminal duhet edhe kohë edhe maturi edhe gjetja e provave”, – tha Veliu.

 



1 Comment

  1. po sikur bushtra xhafa kritikoi policin e shkodres pak qaste me par.apo njeri esht xurxull nga kokaina e tjetri xurxull nga kanabisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *