• |
ide | kryesore

Bora Zemani: Nuk do kthehesha më me Vinin, nuk e kam as shok

Paparazzi, Slider



 E ftuar sot në “Pop Culture” Bora ka treguar se ajo dhe Vini nuk janë më shokë po vazhdojnë të flasin për hir të djalit.

“Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë”.

Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”.- është shprehur Bora.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *