• |
ide | kryesore

E shtunë/ Çfarë ka rezervuar moti për sot

Lajme



Pjesa e parë e ditës së shtunë mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në zonat qendrore.

Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në vend, megjithatë në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga -1 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor–Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *