• |
ide | kryesore

Hetimet/ Të arrestuarit për 613 kg kokainë në kamion i pikasën agjentët para ndërhyrjes

Lajme, Të fundit



Gjatë kohës që administratori i firmës “Arbri Garden” dhe shoferi i kamionit kryen procedurat për tërheqjen e kontejnerit me banane dhe me 613 kg kokainë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e ngarkesës me drogë.

Edhe gjatë transportimit të “mallit” drejt magazinës në Maminas, ata kanë vënë re praninë e agjentëve civilë, ndaj policia ka ndërhyrë menjëherë, pasi mund të rrezikohej prishja e provave. Sasia rekord e kokainës është futur në qese unike dhe nën masa të rrepta sigurie është transportuar nga forcat speciale në Laboratorin Shkencor të Policisë, që ndodhet në kryeqytet, ku do t’iu nënshtrohet analizave.

Policia dhe Prokuroria thonë se po vijojnë hetimet për të zbuluar porositësit e vërtetë të sasisë rekord të kokainës, ndërsa pronari i firmës, Arbër Çekaj rezulton të ketë dalë nga territori i vendit përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, pak ditë para kapjes së ngarkesës. Ndërkohë, ka dyshime që pas ngarkesës me 613 kg kokainë, me vlerë 180 mln euro, fshihen të paktën 10 porositës, të cilët kanë financuar blerjen dhe rrugëtimin e kontenierit nga Kolumbia.



3 Comments

  1. Ja dhe justifikimi i mosndjekjes se aksionit per te kapur Peshqit e medhenj.Edhe fakti i pikasjes se agjenteve te policise tregon joprofesionalizmin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *