• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen mungon në mbrëmjen Oscar, ofron si dhuratë fustanin e mbrëmjes

Paparazzi, Slider



Modelja e famshme Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend po ashtu si Ashton Kutcher dhe Mila Kunis nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Pak orë para fillimit të ceremonisë modelja e famshme e cila është 6 muajshe shtatzëne me fëmijën e saj të dytë lajmëroi se nuk do të ishte e pranishme në event. Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin social Twitter, Chrissy tregoi se ka hequr dorë nga evente të tilla dhe preferon të qëndrojë në shtëpi me vogëlushen e saj. Ajo theksoi se nëse do të ndryshonte mendje për të shkuar në festën e “Oscars Vanity Fair”, modelja e kishte fustanin gati e megjithatë as kjo gjë nuk ndodhi.  Më vonë Teigen shkroi sërish se do të nisej për një turne në Kinë dhe është e gatshme që t’ja dhurojë fustanin që nuk e veshi kurrë dikujt që është 6 muajshe shtatzëne



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *