Ditëve me shi iu erdhi fundi. Meteorologët parashikojnë një mot kryesisht të kthjellët për ditën e nesërme.
Meteoalb njofton se paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.
Pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare pritet të ketë në Veri dhe Lindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit parashikohet të ulen lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C sjell mesdit, duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, kryesisht në Shkodër.