• |
ide | kryesore

Sot të gjithë vëmendjen e mori Megan Markle

Paparazzi, Slider



Kush më mirë se ajo mund të jap shembullin e një emancipimi të pashoq dhe realizimit në shumë sfera të jetës! Meghan Markle, bashkëshortja e ardhshme e princit Harry të Anglisë, është kthyer sot në burim frymëzimi për shumë gra e vajza që e ndjekin plot interes në çdo angazhim apo dalje të sajën publike. Po, tashmë Meghan frymëzon edhe gjeneratat më të vogla dhe këtë fakt e ka dëshmuar më së miri një foto e sotmja, e shkëputur gjatë ceremonisë festive me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në krahë të princit Harry, sipas Dailymail, Meghan Marke u shfaq në disa foto duke u përqafuar me një vajzë 10 vjeçare sot në Birmingham. Në ceremoninë e mbushur me nxënës të ngazëllyer që shihnin nga afër çiftin e famshëm, një prej  tyre, Sophia u afrua për ta takuar nga afër princin dhe Meghan, duke i thënë se një ditë ajo do të bëhej aktore si Markle. Kjo e fundit i tha se vetëm duke qenë të sigurt në jetë, atëherë mund të arrini atë çka dëshironi!

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *