• |
ide | kryesore

Madonna dhe Kim bëhen bashkë, tashmë konkurrente

Paparazzi, Slider



Madonna promovoi linjën e saj të bukurisë “MDNA” së bashku me Kim Kardashian. Ato u bashkuan të martën në “YouTube Space” në Los Angeles për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Legjenda 59-vjeçare e pop-it postoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “kur botët përplasen”. Edhe Kim ka pushtuar rrjetin me fotot e postuara në historinë e Instagram-it, ajo është e lumtur për këtë takim mes tyre. Linja e produkteve të Madonna-s ka qenë e disponueshme në Azi që nga viti 2014, por tani mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara vetëm në Barney. Ka gjashtë produkte kryesore në linjën e kujdesit të lëkurës, së bashku me disa aksesorë, e çmimet shkojnë nga 50 në 600 dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *