• |
ide | kryesore

Habit Kryemadhi: I puthi vajzës sime dorën, një javë më vonë iu thye!

Lajme, Të fundit
kryemadhi rama.JPG



Monika Kryemadhi ka treguar një histori të sajën personale me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se çfarëdo lloj gjëje që ai prek thyhet.

E ftuar në emisionin Repolitix, kryetarja e LSI-së i ka treguar gazetarit se në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte takuar bashkëshorten e Kryeministrit dhe në një moment të dytë kur kishte lëvizur, në tavolinë ishte shfaqur Rama.

Ky i fundit i kishte puthur dorën Erës, vajzës së vogël të Kryemadhit, e pikërisht, një javë më vonë vogëlushes i ishte thyer dora.

“Të jeni të bindur që jo. Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin, por me Linda Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen” tha Kryemadhi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *