• |
ide | kryesore

Basha jep tre shembuj për të treguar se Edi Rama ka kapur Arta Markun

Lajme, Të fundit



Edhe pas lirimit nga burgu të Fran Frrokajt, kreu i Partisë Demokratike nuk është nxituar të flasë për pafajësinë e kryebashkiakut të Lezhës, por Basha dha disa shembuj që tregojnë se drejtësi nuk ka.

Rasti i parë ishte i Elvis Rroshit që dyshohet se u përfshi në një rast të ngjashëm të tjetërsimit të pronave në Spille, por nuk u arrestua. Rast tjetër sipas Bashës është ai i Erion Veliajt që po tjetërson pronën e Teatrit Kombëtar dhe së fundmi, rasti në Fier kur prona publike po tjetërsohet për të ndërtuar inceneratorët.

“Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj apo të jap vlerësimet e mia për vendimet e gjyqësorit, por drejtësi është ajo që funksionon e barabartë. Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi? Pse nuk është ndjekur i njëjti standart për të njëjtat akuza, për dhjetëra pushtetarë socialist? Erion Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të Tiranës, te Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Në Fier po tjetërsohet prona për të favorizuar inceneratorët e Ben Ahmetajt. Pse nuk bëhet drejtësi për këta?” tha Basha, sipas të cilit drejtësia tani është e kapur nga narko-shteti.

Deklarata e Lulzim Bashës u bë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.



7 Comments

  1. O z. Basha. Gjej prova dhe te futen te gjith ata qe thua ti ne burg. Me fjal pazari nuk denohet njeri ne demokraci. Po me sa kuptoj paske nostalgji per kohen e verit. Se nuk shpjegohet ndryshe.

  2. Ne duam te dime se kur do te dalin ne drite $ 200. 000. 000 te Rruges Kombit te shperdoruar nga ty!
    Ne duam te dime kush urdheroi per vrasjet e 21 Janarit!
    Ne duam te dime kush pegoi $ 500.000 per lobimin e PD!
    Ne duam te dime……………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

  3. Per 200000000 milion EURO dime qe USBEJA ja ka perplasur kapo bandes rilindasedhe qe dihet mir se si i qarkullon mafiozineper banka. Keto jane te faktuara,e sa sa te tjerame drogee oligarke, kjo nuk ju ben pershtypje more qelbesira te rilindjesqe shikoni se si po e vidhni cdo dite kete popullme ujin, driten, taksat, cmimet, gjobat fiktive, etj.Per 21 janarin, ju rrevolucionaret komuniste, e provuat ne shqiperi, se ta provonit ate dhunee djegje, tym, gurekondra policise e institucionit kryesor se cdo te ndodhte me ju ore kriminele te lindur ne ndonje shtet ku ligji s;te le te godasesh me gure do ishin edhe me shume nga ata guerilasit tuaj qe deshen pushtimin e institucionit. Ju i nxitet duke u thone;- se edhe mbi kufoma do shkelim,,, pushtetin do e rrezojme. Kush u denua per keto thirrje? Ju vini me thirrjete komunistevese me lufte e marrim pushtetin, e me lufte e mbrojme.

  4. KURBINI,,, ka bere nji mbylljeNe duam te dime……….., kete hostenin mbrapa e ka lene per KLIZEM per karagjozin RAMA.

  5. Laci, ja fute kot , na hape barkun!
    Per te kater e kam lene hostenin dhe perkatsisht; Saliun, Ilirin, Ramen dhe Lulushin.

  6. Edhe ate emer “kurbini” nuk e kam vendosur une por me sa duket ndonje moderator debil e ka vene ose gabimisht ose se edhe ai/ajo e ka pasur mendjen tek hosteni.

  7. Oo gazetare – beni idiotet, i merni lexuesit per te tille apo jeni vertete ?
    Fran Gjokaj nuk eshte liru nga burgu por eshte ne arrest shtepie. Gjykata nuk e ka gjet te pafajshem! Do denohet apo jo vendoset kur te mbaroje gjyqi. Ket dhe nje kalamon ne tetvjecare e kupton.
    Ca kuptimi ka fraza: Edhe pas lirimit nga burgu Basha nuk është nxituar të flasë për pafajësi. C’pafajesi ? Ta vesh ne arrest shtepie nuk eshte pafajesi! Edhe sikur t’a hetonin te lire (si Tahirin), prape nuk do ishte pafajesi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *