• |
ide | kryesore

Grabitje në Tiranë, dy persona i marrin me forcë një qytetari 25 mijë euro

Lajme, Të fundit
grabitje.jpg



Një grabitje ka ndodhur në kryeqytet ditën e sotme. Një person i cili po shkonte në bankë për të depozituar një shumë parash ka rënë pre e grabitësve.

Mësohet se këta të fundit kanë arritur t’i marrin një shumë prej 25 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.

Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të shumës së konsiderueshme që kishte me vete personi në fjalë dhe e kanë grabitur atë sapo i është afruar bankës.

Mësohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë vjedhur paratë me dhunë dhe më tej janë larguar me shpejtësi me motor. Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

 



1 Comment

  1. Nga e mesoi Lapsi kete shumen prej 25000 eurosh ?

    Viktima delklaroi se ishin afersisht 7 miljon lek te vjetra .

    Nuk do ti kete numeruar mire ai… Lapsi e di me mire se ai sa sa ju vodhen ..

    Pra … …. u vendos… ishin 25000 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *