• |
ide | kryesore

Ermal Meta qytetar nderi i Bari-t

Paparazzi, Slider
ermal meta.jpg



Pas suksesit të madh në Sanremo këngëtari shqiptar Ermal Meta ka bërë një tjetër arritje. Ai do të nderohet nga kryetari i bashkisë së Barit, i cili do t`i japë çelësin e qytetit si qytetar nderi. Rruga e tij për të arritur aty ku është ka qenë e gjatë dhe jo e thjeshtë. Në një shkrim të ndjerë, që ka postuar në Facebook, Ermali ka treguar për çmimin që do t`i dorëzohet, si arriti aty ku është sot dhe si e zbuloi pasionin për këngën.

Ky është shkrimi që Ermali ka postuar:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç. Erdha në një qytet që nuk e njihja, takoja njerëz që nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Shikoja gjithmonë këmbët kur ecja. “Mos bëj hapa të gabuar, Ermal”, -i thosha vetes, shikoja këmbët dhe bëja kujdes ku ecja. Po mësoja një gjuhë që nuk e njihja dhe dalëngadalë fytyrat e huaja më ktheheshin në miq. Qoshet e qytetit po më bëheshin të njohura gjithnjë e më shumë. Flisja pak dhe dëgjoja shumë. Ecja duke parë këmbët sikur në asfalt të reflektohej qielli dhe vazhdimisht pyesja veten: “Çfarë do të bëhet me mua?”

Një ditë hapat e mi u ndalën në disa dërrasa druri dhe ngrita kokën. Isha në një skenë dhe ndjeva se ajo ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ai ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija se çfarë do të bëhej me mua nga ai moment dhe kështu filloja të fluturoja.

Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më dorëzoi çelësat dhe unë ndihem i nderuar, i prekur dhe mirënjohës për t`i pranuar. Nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të brishta dhe të thella. Faleminderit nga zemra!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *