• |
ide | kryesore

The Weeknd i gatshëm të dhuroj jetën pë Selena Gomez

Paparazzi, Slider



Dashuria dhe lidhja e tyre u përfol shumë në media, por ata me të vërtetë e donin njeri-tjetrin, të paktën kështu kanë rrëfyer publikisht. E vërteta është se The Weeknd ka pas ndjenja serioze për Selenën, e cila e harroi atë shumë shpejt.

Këngëtari para dy ditësh publikoi albumin e tij të ri të titulluar “My Dear Melancholy”, e në pak kohë po kryeson listat me muzikën e tekstet e këngëve, që mesa duket janë rrëfime të vetë këngëtarit.Zemra e tij ndoshta është e thyer, pasi Selena e harroi atë shumë shpejt, sikur nuk ka ekzistuar asgjë mes çiftit. Gjithashtu, ai është shprehur në vargje për dashurinë e madhe ndaj saj dhe se nuk i ka interesuar asgjë, vetëm të ishte ajo pranë tij. Madje ai ka pohuar se ishte i gatshëm të dhuronte jetën e tij për të.Ky album duket si drama e jetës së këngëtarit, shumë lehtë mund të kuptohet se ai ende ndjen për Selenën dhe ka gjetur mënyrën më të bukur për t’ia bërë asaj të qartë këtë gjë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *