• |
ide | kryesore

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putin kërcënon me Luftën e Tretë Botërore por ne jemi gati

Planet



Ministri i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson u shpreh se kërcënimet nga Vladimir Putin për një Luftë të Tretë Botërore janë reale, dhe se Rusia paraqet një kërcënim real për sigurinë globale.

“Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore nëse vazhdon të përpiqet të shkatërrojë, minojë dhe ndikojë vendet anembanë botës. Putin është duke investuar në raketa me rreze të gjatë, duke u mburrur për sistemet bërthamore dhe duke u angazhuar në operacione kibernetike” – deklaroi Gavin Williamson, raporton ‘The Telegraph’.

Ministri britanik i Mbrojtjes theksoi se kjo është tha se është hera e parë që pas luftë së Dytë Botërore që në Britani përdoret agjent nervor nga një shtet i huaj duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ky ishte përdorimi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. (duke iu referuar helmimit të Skripal dhe vajzës së tij)”. Kjo ishte një përdorim ilegal dhe përbuzës i forcës kundër vendit tonë nga ana e shtetit rus, duke rrezikuar jetën e të pafajshmëve. Përgjigjja e Kremlinit ka qenë me gënjeshtra dhe tallje”- u shpreh Williamson.

Ministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë tani se “kemi hyrë në një epokë të re të luftës”.

“Ne duhet të përballemi me rreziqet në rritje dhe të reagojmë ndaj paqëndrueshmërisë globale në rritje”- u shpreh Williamson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *