• |
ide | kryesore

Mosbindje civile? Dy deputetë të LSI nuk i binden Monika Kryemadhit

Lajme, Të fundit



Pas thirrjeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për mosbindje civile, dy deputetë të LSI-së kanë dhënë shenjat se nuk janë dakort me qëndrimet ekstreme të opozitës.

I pari ishte Edmond Haxhinasto ish ministri që ka shkuar të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Në një kohë që nga opozita vijnë thirrjet për të mos paguar faturat e energjisë elektrike dhe të ujit, duket se qëndrimi i Haxhinastos shpreh kundërshtimin e tij ndaj qëndrimit të opozitës për taksën e Rrugës së Kombit.

Një tjetër deputet që ka dalë hapur kundër thirrjeve për mosbindje civile është Robert Bitri, që në një prononcim për Report Tv ka thënë:

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i PD, Lulzim Basha, pas një takimi të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri, deklaroi se “kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë.”



7 Comments

  1. ‘MOS BINDJE CIVILE duke mos paguar faturat ‘ … Keta po luajne rolin e DREJTUESTI, UDHEHQESIT TE POPULLIT KUNDER QEVERISE…. por ne te njejten kohe e dine shume mire se asnje qeveri nuk do ti lere pa kerkuar leket per keto fatura te pa paguara.

    Cdo ‘protestus’ qe do protesoje duke mos paguar faturat do te trajtohet si debitor ndaj shtetit.. dhe kush do qeveri qe te vije ne pushtet do ti kerkoje keto para , ne mos sot , pas 3 vitesh.

    keto parrulla quhen thjesht ‘ POPULIZEM’…

  2. Ish-Ministri i Salës edhe i Ed Kokainës, me aq shumë sa ka vjedhur nuk guxon të dalë kundër pushtetit.
    Një lëvizje gishti e Carit Edvin dhe Arta Marku do i çonte sot në parlament kërkesën për heqje imuniteti, bashkangjitur lejen për ta arreestuar.
    Prite kur të dal Mondi në intervistë dhe të qaj për shansin, që Shqipërisa do humbas për të hyrë në EU, po qe se shqiptarët “ngrihen” me kërkesën e opozitës, përkundër profecisë të atij që kalamajt ja bën babi.
    Si rrjedhim Mond Integrusi del deputet i pasmvarur.

  3. deputeti robert bitri eshte me kurva ne ate parlament.Ishte me ps vajti me lesheline dhe tani si duket do kaloje prape nga ps. Eshte deputet skile,vetem burre nuk eshte.

  4. ….ore po ato leket qe i vodhen te shtepia e Haxhinastos, u moren vesh sa ishin??…sa shqetesoi shume njerez atehere kjo ngjarje!!..jo per faktin se i hynen hajdutet ne shtepi, por per faktin “nga i beri ky keto leke dhe NE nuk na ka thene gje”??

  5. nuk i shpeton dot burgut sado fresk ti besh Rames. Trimi i mire me shoke shume, por ti do perfundosh si ajo delja qe u shkeput nga tufa o HaxhiNasi

  6. Populli duhet te kuptoje, se shkaktari jane te gjithe. Qeveri harrbute, hajdute, dhe nje opozite laskare si kjo e Bashes.

    Opozita kerkon mosbindje civile. Mosbindja civile eshte hapi I fundit qe ndiqet perpara luftes civile. Opozita futet ne parlament dhe I kerkon popullit mosbindje civile. Eshte absurde! Eshte dashakeqe! Eshte nje veprim I poshter.

    Opozita duhet te jete e para ne kete veprim. Mosbindje civile do te thote, jo vetem mos pagese taksash, por te refuzosh shtetin ne cdo aspect. Dhe partite opozitare duhet te jene te parat ne kete iniciative duke mos marre pjese ne aktivitetin qe ushtrojne ne parlament. Po keta duan te fusin popullin ne percarje. Keta duan te marrin tepsine pa mund dhe tja u japim ne badjava qe te hane perseri.

    Keta duan plumbin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *