• |
ide | kryesore

Madonna tregon për filmin e saj si regjisore

Paparazzi, Slider



Madonna kthehet si regjisore me një film kushtuar jetës së jashtëzakonshme të balerinës Michaela DePrince, e cila nga një jetime e vogël e luftës civile në Sierra Leone arriti të bëhet një balerinë e famshme.

Kjo u bë e ditur nga revista Variety. Filmi, që do të realizohet nga MGM, titullohet “Taking flight” dhe është filmi i tretë kinematografik i Madonnës, pas “Sacro e Profane” (2008) dhe “W.E. – Edward dhe Wallis” (2011). Michaela, pasi humbi të dy prindërit të vrarë në konfliktin e vendit të saj, ajo vuan nga torturat e guerilëve dhe përfundon në një jetimore, ku trajtohet si një magjistare e vogël, një demon, për shkak të njollave të bardha që ka në lëkurën e saj. Por, këtu ajo bie në dashuri me vallëzimin, duke parë rastësisht kopertinën e një reviste.

E adoptuar në moshën katër vjeçare nga një çift amerikan, Elaine e Charles DePrince, ka mundësinë të studiojë dhe të ndjekë pasionin e saj. Sot është soliste në Dutch National Ballet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *