• |
ide | kryesore

Floyd Mayweather në rrezik, plagoset truproja e tij

Paparazzi, Slider



Truproja e Floyd Mayweather është plgasur rëndë pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj eskortës në momentin që boksieri i njohur po transportohej për në shtëpi nga një klub nate. Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Atlanta. Gregor LaRosa u qëllua në këmbë gjatë sulmit.

Bodygardi u dërgua në spital për një trajnim dhe u lirua pas tre orësh. Ndërkohë Departamenti i Policisë në Atlanta u shpreh se nga të shtënat Mayweather nuk u lëndua pasi mendohet se ka qënë në një nga makinat e tjera.

Sulmi ka patur si shënjestër pikërisht Mayweather sepse siç u shpreh dhe zëdhënësi APD Donald Hannah goditja me armë zjarri nuk ishte e rastësishme. Flitet gjithashtu  se 41-vjeçari ishte në dijeni të një kërcënimi ndaj tij dhe rrethit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *