• |
ide | kryesore

I deklaroi dashurinë Wanda Naras, Icardi shkarkon truprojën me urgjencë

-Instant, Sport



Është radha e Mauro Icardit të bëhet xheloz. Sulmuesit të PSG-së, me kapitullin China Suarez të arkivuar, nuk i ka pëlqyer afërsia e truprojës me gruan dhe menaxheren e tij Wanda Nara. Dhe mbi të gjitha disa dalje të fundit publike të tij. Siç raportojnë mediat argjentinase, lojtari nuk i ka kapërcyer veçanërisht disa nga deklaratat e Agustin Longueiras. “A ju pëlqen Wanda?” e pyeti një ndjekës. “E dua”, ishte përgjigja që tërboi Icardin.

Më pas ndjekësit i kanë bërë pyetje edhe më të nxehta truprojës. “Do të dëshironit të shkoje në shtrat me Wandan?”. “Kush nuk do të donte?”, u përgjigj truproja. Dhe sërish: “Çfarë ndjen për Wandën?”, “Shumë dashuri”, “A do të fillonit një lidhje me një grua të martuar?”, “Po.” Icardit kjo gjë nuk i ka pëlqyer dhe – sipas asaj që zbuloi gazetari argjentinas Rodrigo Lussich – ai shkarkoi nga detyra truprojën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *